Paul Walker u bë i njohur ndërkombëtarisht nga filmi “Fast and Furious” që në thelb kishte dashurinë për shpejtësinë dhe makinat luksoze, megjithatë ky fiksim shkonte përtej rolit.
Aktori i ndjerë ishte i dhënë pas tyre edhe në jetën e tij reale dhe zotëronte një koleksion i cili përfshinte një përzierje të makinave, motoçikletave dhe kamionëve.
Megjithatë, gjashtë vite nga vdekja e tij shumica e automjeteve nga koleksioni personal i Walker u shitën në ankand për 2,333,450 dollarë, ndërsa pjesa e mbetur u mbajt nga e bija, Meadow Rain Walker.
“Ai ka frymëzuar gjenerata të tëra të apasionuarish pas makinave. Ne kemi punuar me një mik të Paul, i cili është kujdesur për koleksionin e makinave pas vdekjes së tij”, ka thënë Craig Jackson, drejtori i kompanisë që zhvilloi ankandin.
Paul Walker vdiq në mënyrë tragjike në moshën 40 vjeçare, më 30 nëntor 2013, pas një aksidenti me makinë në Kaliforni.
/Opinion.al/