On Records për Rina Balajn: ‘U përpoq të mashtronte kompaninë’

Në një intervistë për “Why Not” në RTV Ora, Edona Gashi, përfaqësuese e kompanisë On Records, e cila menaxhonte më parë Kidën, Mozzik, Getinjon, Feron dhe Rinën – të gjithë të larguar tashmë – zbuloi disa detaje të tjera të konfliktit Rina-On Records.

Sipas saj, “Rina ka tentuar të mashtrojë kompaninë”. Ajo tregoi se Rina pati fatin që u fut në On Records, pasi për të nuk kishte vend.

Advertisement

“Rina nuk është larguar nga On Records, ajo ka tentuar ta mashtrojë kompaninë, kompani e cila e ka sjellë në jetë, sepse kur Rina ka ardhur, nuk e ka pasur një vend për t’u futur në On Records, por ka pasur fatin dhe me largimin e një këngëtareje tjetër [Kida] u fut ajo.

Përfaqësuesja e kompanisë shprehet se Rina “bëri një kërkesë për pauzë”, por në të vërtetë e gjitha ishte një mashtrim.

“E kanë mirëpritur të gjithë. Rina ka bërë një kërkesë në kompani, që dëshiron të bëjë pauzë. Më pas del që ajo do të tërhiqet tërësisht nga muzika. Ajo thjesht ka dashur të mashtrojë kompaninë. Ajo u shpreh se do të lejë krejt muzikën, ka probleme familjare etj. Ajo thjesht ka planifikuar karrierën e saj në muzikë vetëm me të dashurin e saj solo.”

Në mes të tetorit, Rina njoftoi se “për arsye personale, për një kohë të caktuar, nuk do të jetë aktive” në muzikë. Shkurtimisht më pas, Instagrami i reperes u bë i paaksesueshëm. Burime për Prive raportuan se shkak janë mosmarrëveshjet me kompaninë që e menaxhon, On Records, pasi nuk mundi të shkëpuste me mirëkuptim kontratën me ta.

/AnabelMagazine/