Kledi Bahiti Ft. Samanta Karavella – Me Jeto

Herën e fundit i kemi parë si bashkëpunëtorë triumfues në edicionin e 10-të të TOP FEST. Ajo, interpretuese e shkëlqyer e një krijimi po aq të shkëlqyer të tij… Po flasim për Kledi Bahiti, i cili këtë herë ka zgjedhur të vijë jo vetëm si krijues por edhe si interperpretues përkrah Samanta Karavella-s në MË JETO! Një këngë e mrekullueshme që të emocionon që në notat e para…

Një tekst fantastik nga Olti Curri dhe një video e ideuar dhe realizuar për mrekulli nga regjizori Ardit Roshi, një aktrim mbresëlënës i aktorëve pjesëmarrës Gezim Rudi e Royald Elezaj dhe interpretim i ndjerë e i fuqishëm në të njëjtën kohë nga Samanta dhe Kledi… Sapo është publikuar videoja ka pasur një reagim të menjëherëshëm nga njerëzit që komplimentonin pafund artistët pasi ishin rrënqethur nga kënga dhe videoja dhe e gjenin veten në mesazhin e përcjellë nga MË JETO!

Advertisement

Për një gjë jemi shumë të lumtur dhe mund t’a themi me siguri, sidomos pasi pamë këtë video: Më në fund klipet shqiptare kanë HISTORI brenda dhe arrijnë të emocionojnë këdo që i sheh… Për me tëpër shijojeni pak më poshtë:

[youtube=http://youtu.be/2vdNPibFEto&showinfo=0&rel=0]