Nëse kishte një trend lumturie në vitin 2016 ishte të qenit minimalist. Sa më pak të kishe e ta vrisje mendjen, aq më i lumtur ishe. Por këtë vit ka një tjetërsim të recetës së lumturisë dhe kjo recetë na vjen drejtpërdrejt nga një nga shtetet më të lumtura në botë, Danimarka.

Danezët përdorin fjalën “hygge” për t’iu referuar rehatisë. Dimri është periudha më “hygge”, ndaj dhe danezët janë më të lumtur se kurrë në dimër. Por në fakt kjo duhet shpërndarë në të gjithë vitin.

Advertisement

Receta përfshin një zjarr (oxhak), pizhame, një filxhan çaj ose kafe dhe… shoqëri të mirë. Kjo është lumturia sepse kjo është e rehatshme. Mbështilluni me një batanije dhe qeshni pa fund me miqtë tuaj të ngushtë, kjo është lumturia sepse kjo është e rehatshme! Konsumoni ushqim me duar dhe mos e vrisni shumë mendjen për pirunj apo lugë, kjo është lumturia sepse kjo është shumë e rehatshme.

Kjo recetë daneze e lumturisë po përhapet shumë shpejt edhe në vende të tjera të botës. Niseni dhe praktikojeni që sot në darkë, jeta juaj do të jetë më e lumtur.