Më 13 dhjetor, Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër për herë të parë. Dy personazhet e njohur për publikun sollën në jetë djalin e tyre, London Noor Liço.

Pjesëtari i ri ka sjellë gëzim dhe lumturi për të gjithë familjen si nipi i parë i shtëpisë. Lori Hoxha, tashmë teze e këtij vogëlushi, duket se po e shijon shumë ardhjen në jetë të Londonit. Ajo ka postuar para pak minutash një foto në Instagram, ku djali i Sarës dhe Ledionit e ka prekur me dorën e tij të vogël. Kjo mund të jetë dora më e ëmbël që Lori ka prekur ndonjëherë.

Advertisement

“16 dhjetor. 2.2 kg e një lumturie të pastër”,- shkruan Lori në Instagram.

Përmes këtij shkrimi bashkangjitur fotos Lori ka zbuluar peshën e lindjes së vogëlushit, i cili erdhi në jetë pak ditë më parë. Ne i urojmë jetë të lumtur London Noor Liços!

View this post on Instagram

December'16 | 2.2 kg of pure happiness

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on