Më herët është shkruar se Angelina Jolie ka kryer disa testime pas dyshimeve se vuante nga një sëmundje e rëndë si kanceri i gjirit. Tre vite më parë, Jolie pohoi se testimi për mutacione të gjenit BRCA1 (gjeni i tumorit) kishte rezultuar pozitiv, duke e vënë në rrezik të zhvillimit të kancerit të gjirit.

Editoriali  i shkruar në “New York Times” nga Jolie u lexua së tepërmi dhe pati reagim të menjëhershëm, sidomos nga femrat. Akoma edhe më shumë studime u bënë mbi këto gjene. Pas publikimit të këtij editoriali, femrat kanë bërë teste të vazhdueshme të shqetësuara për shëndetin e tyre. Brenda dy javëve janë shpenzuar rreth 14 milionë dollarë mbi këto teste. Norma mesatare mujore u rrit nga 16 teste në 100 mijë femra në 21 teste në 100 mijë femra gjatë muajit maj deri në dhjetor të atij viti. Ndonjëherë personazhet e famshme mund të sensibilizojnë publikun dhe t’i shtyjnë të bëjnë vizita shëndetësore të ndryshme.

Advertisement

Lajmet e shpalljes së Kylie Minogue në lidhje me një diagnozë të kancerit të gjirit në vitin 2005 çuan në një “rritje të paparë” në vizitat mamografike. Pasi Charlie Sheen u diagnostikua me HIV vitin e kaluar në SHBA u shënua numri më i madh i kontrolleve të bëra ndonjëherë mbi këtë sëmundje. Shpesh ndikimi shëndetësor nga të famshmit mund të jetë pozitiv e disa herë të tjera edhe jo. Shumica e testeve të kryera ishin bërë më shumë nga frika e diagnostikimit dhe kishin dalë negative.