Kina lë pas krahëve pandeminë, mbi 30 milionë turistë vendas në një ditë

Duket se Kina e ka fituar betejën me koronavirusin dhe ka rinisur jetën normale. Prova e vërtetë se kinezët e kanë lënë pas krahëve pandeminë, është fakti se në ditën e dytë të pushimit për festën e Majit, u regjistruan më shumë se 30 milionë turistë vendas në të gjitha pjesët e këtij shteti.

Numri total i udhëtarëve që përdorën trenat arriti në 4.7 milionë dhe hekurudhat vendosën në punë 157 trena, shumica në distanca të shkurtra dhe linja ndërqytetase.

Advertisement

Kina ka hapur mijëra atraksione turistike të nivelit A, dhe të ardhurat në një ditë të vetme në këtë sektor ishin rekord, dhe arrinin në afro 1.8 miliardë dollarë.

Teksa vendet më të mëdha të botës e akuzojnë për fshehje por dhe për modifikim të virusit, Kina ka arritur thuajse në pikën zero të përhapjes së koronavirusit, ku në ditën e fundit raportoi vetëm 2 raste të reja.

Burimi: Opinion.al