COVID-19/Ministria e Shëndetësisë: 8 raste të reja, java me nivelin më të ulët të rasteve pozitive që nga fillimi i epidemisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 8 raste të reja me COVID-19.

Eugena Tomini, shefe e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik thotë se “situata epidemiologjike në vend aktualisht paraqitet e qëndrueshme dhe me një nivel të ulet të pozitivitetit krahasuar me numrin total të testimeve. Gjatë javës së epidemisë, përqindja e pozitivitetit arriti në 4.3 %, vlera më e ulët nga fillimi i epidemisë, që tregon funskionimin e masave të marra, identifikimin dhe gjurmimin epidemiologjik të rasteve të dyshuara dhe kontakteve të tyre në kohë”.

Advertisement

Nga 140 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 8 raste pozitive, përkatësisht në Tiranë 5 raste, në Elbasan 2 raste dhe në Durrës 1 rast. Për të gjitha rastet vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë dhe aktualisht 68% e tyre janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID19.

Burimi: ATA