E ftuar në “My next guest needs no introduction” me David Letterman, Kim Kardashian rrëfeu mes të tjerash si zbuloi që njerku i saj ishte transgjinor dhe si e ruajti këtë sekret nga të gjithë, edhe nga e ëma.
Ndërsa bisedonte me Letterman, Kim tha se për herë të parë e pa Caitlyn Jenner teksa kishte veshur rroba për gra kur ishte 26 vjeç. Ajo tha se Kris ndodhej jashtë qytetit dhe Kim, e cila jetonte me ta në atë kohë, hyri në garazh dhe gjeti njerkun e saj të veshur si grua.
Kim nuk reagoi, por kaloi pranë saj, paketoi një çantë dhe shkoi në shtëpinë e Kourtney-t. Së bashku me motrën iu drejtuan internetit për të marrë një përgjigje rreth kësaj gjëje që për to asokohe ishte e pakuptueshme. Ato gjetën vetëm një episod të Oprah Winfrey për një grua transgjinore.
Kim u shpreh se në atë kohë ajo dhe Kourtney nuk e kuptuan se çfarë do të thoshte. Ndërsa Caitlyn telefonoi Kim-in dhe i tha:
“Kurdo që të jesh gati, do të doja të ulesha dhe të flisja me ty. Por, ndërkohë, mos i trego askujt. Mamaja jote nuk e ka idenë dhe do të vrasë”.
Kur Kim mbushi 30 vjeç, Caitlyn i shpjegoi gjithë të vërtetën e saj.
“Ajo tha, ‘Unë i kisha këto ndjenja që fëmijë, prej moshës katër vjeçare’. Dhe vetëm kohët e fundit kishte filluar të ishte vetvetja”, -u shpreh Kim.
Premiera e sezonit të dytë me katër episode do të transmetohet më 21 tetor në Netflix.