Kim këshillon Kanye-n të shkojë tek psikologu

Kim Kardashian-it nuk i kanë pëlqyer shumë statuset që bashkëshorti i saj, Kanye West, ka postuar në Twitter, tregojnë burime të shumta për Us Weekly.
Madje sipas tyre, ajo ka kërkuar edhe që bashkëshorti të kërkojë ndihmë profesionale.
“Kim është shumë e shqetësuar. Ajo dhe Kanye kanë shumë probleme të cilat vetëm po përshkallëzohen”, tregon një burim i afërt i familjes.
“Kim ka kërkuar që Kanye të ndjekë disa seanca terapie tek psikologu.”
Por pavarësisht kësaj duket se Kanye nuk ka rënë dakort me kërkesat e bashkëshortes.

Advertisement