Kim Kardashian është pjesë e kopertinës së revistës ELLE për muajin prill.
Përveç setit fotografik ku shkëlqen, Kim foli dhe për familjen dhe planet nëse do të zgjerojë familjen e saj.
Së fundmi ajo dhe Kanye West mirëpritën fëmijën e tretë, një vajzë të quajtur Çikago, nëpërmjet një nëne surrogate.
“Është përvoja më e mirë. Unë rekomandoj një nënë surrogate për këdo”, ka thënë ajo.
Ndërsa nuk e ka thënë publikisht nëse planifikon të ketë një fëmijë tjetër, në të ardhmen e afërt, Kardashian tha se katër fëmijë do të ishin maksimumi i saj.
“Nuk mendoj se mund të kem më shumë se kaq, për momentin ndihem e plotësuar” , tha ajo për revistën Elle.