Kim Kardashian tregon si festoi ditëlindjen: Kaney dhuroi 1 milion dollarë

Edhe pse duket shumë më e re në moshë, Kim Kardashian festoi 39-vjetorin e lindjes së saj.

Dhe si për të shuar kuriozitetin e të gjithëve, vetë Kim ka treguar me detaje për ndjekësit e saj si e ka festuar këtë ditëlindje, e cila mesa duket ka qenë më e bukura deri tani.

Advertisement

“Faleminderit shumë për të gjithë dashurinë këtë ditëlindje! Kalova ditëlindjen më të mirë dhe relaksuese ndonjëherë! E kalova fundjavën me miqtë e mi fantastikë në Palm Springs, më pas hëngra një darkë familjare në shtëpinë time. Restoranti im i preferuar armenian erdhi dhe u kujdes për darkën. Mora dhurata fantastike nga e gjithë familja dhe Kayne më dhuroi disa çanta fantastike. Ai dhuroi gjithashtu 1 milion dollarë për fondacionet e mia të bamirësisë. Kjo e bën zemrën time kaq të lumtur!”- shkroi Kim në postimin e saj duke treguar se kishte zgjedhur ta kalonte kohën e çmuar me familjen e saj.

Mesa duket, këtë 39-vjetor, Kim vendosi të qëndrojë larg zhurmës dhe festave të çmendura të zakonshme për familjen e saj.

/Opinion.al