”Mund ta bëni të gjitha”, Almeda zbulon si ia doli të humbë kg-të e shtatzënisë falë këtij sekreti

Data 5 maj do të mbetet përjetësisht e shënuar për bukuroshen Almeda Abazi dhe aktorin turk Tolgahan Sayman të cilët i dhanë mirëseardhjen djalit të tyre të parë, të cilin e pagëzuan me emrin Efehan. Nga ajo kohë e deri më sot çifti i njohur shqiptaro-turk na kanë përditësuar pak nga pak nga jeta e Efehanit, duke mos e vrarë mendjen për bestytnitë e gjysheve si për shembull ”të marrët mësysh”. Por krahas fotove të vogëlushit, nuk mund të mos shprehim habi se si ia ka dalë Almeda të vijë në formë kaq shpejt.

Në një bisedë që ka bërë së fundmi me fansat në llogarinë e saj në Instagram, Almeda ka shpjeguar se nuk ka bërë asnjë dietë apo ushtrime në palestër për të humbur kilogramët e tepërt, megjithatë ajo…“Nuk po përpiqem të humbas peshë. Për sa kohë vazhdoj të ushqej djalin me gji, do të vazhdoj të rri kështu” – shkruan mamaja e re.

Është e vërtetuar shkencërisht që gratë që ushqejnë fëmijët me gji, humbasin më shumë kilogramë dhe kthehen më shpejt në gjendjen e tyre të mëparshme trupore, pasi hormonet që trupi lëshon gjatë gjidhënies shkaktojnë kontraktimet e muskujve. Ushqyerja me gji mund të jetë e dhimbshme, e lodhshme dhe për disa nëna të reja, logjikisht ose fizikisht e pamundur, por është mënyra më e shëndetshme për të ushqyer të porsalindurit deri në muajin e 6.

/Living/