Kim Kardashian tregon si arriti të bëhej një nga femrat më të pasura në botë

Kim Kardashian është një ndër femrat më të pasura në botë dhe shpesh mund të pyesim veten si ja doli të arrinte të gjithë pasurinë prej 200 milionë dollarësh?

Ajo në asnjë moment ajo nuk ka përmendur fillesat e saj dhe mënyrën që zgjodhi për t’u bërë e famshme apo për të pasuruar llogarinë e saj bankare, por e pyetur për recetën që ka përdorur për t’u bërë e pasur Kim tha: “Nuk ka asnjë recetë të vetme por kam zbuluar se duke iu përmbajtur parimeve më ndihmoi të ndërtoj biznesin dhe të arrij ëndrrat e mia. Nuk ka justifikime për të qenë vonë, për të mos u shfaqur apo përfunduar punën. çdo njeri ka gjëra të tjera që ndodhin, kështu që nëse angazhoheni për diçka, duhet të jeni në kohë dhe të respektoni”.

Advertisement