Kim Kardashian “simbol pornografik”, Ultra-Ortodoksët e fshijnë nga fotografitë

Kim Kardashian është vërtetë personi më i fotografuar në planet, por kjo nuk do të thotë asgjë kur bëhet fjalë për ultra Ortodoksët e Izraelit.
Në fakt, në një lajm të postuar në një faqe online, Kim-in e kanë prerë nga fotografitë.
Fotografia origjinale shfaq Kardashian, Kanye West dhe Kreun e Bashkisë Nir Barkat duke darkuar. Ndërkohë në faqen online, Kim në njërën foto është mbuluar nga fatura e darkës ndërsa në një version tjetër figura e saj është bërë e turbullt që mos të dallohet.
Nissim Ben Haim, një prej redaktorëve ka thënë se Kardashian është hequr nga fotografitë pasi ajo sipas tyrë është “një simbol pornografik” që bie në kundërshtim me vlerat e ultra-Ortodoksëve.
Në artikullin ku akuzohet kreu i Bashkisë për darkën e shtrenjtë, Kim nuk përmendet as në emër por quhet vetëm “gruaja e West”.

Advertisement