Kim Kardashian më në fund ka shuar kuriozitetin dhe ka ndarë me ndjekësit e saj foton e të birit, Saint West. Ajo zgjodhi pikërisht këtë ditë për të nderuar babin e saj Robert i cili u nda nga jeta në vitin 2003 dhe këtë të hënë kishte ditëlindjen.
“Sot është ditëlindja e babait tim. E di që më shumë se çdo gjë do donte të njihte nipin e tij. Prandaj dua të ndaj këtë foto të Saint me ju të gjithë,” shkruajti ylli i reality show.
Saint tashmë dy muajsh shfaqet në foto me një kostum pambuku të bardhë, ndërsa është duke fjetur. Ai lindi në 5 dhjetor por kjo është hera e parë që Kim dhe bashkëshorti i saj, Kany West publikojnë një foto të tij.