Së fundmi Kim Kardashian ka nxjerrë në treg brandin e parfumit “Crystal Gardenia”.
Sipas statistikave raportohet se Kim ka fituar 10 milionë dollarë për vetëm një ditë pasi nxorri në shitje parfumin anembanë botës. Sot në mëngjes “Aroma” e Kim Kardashian goditi botën, e klientët kishin mundësi që të zgjidhnin mes 3 aromave të ndryshme, Crystal Gardenia, Crystal Gardenia Oud, dhe Crystal Gardenia Citrus.
Vetëm 300 mijë shishe janë prodhuar, dhe pritet që të gjitha të shiten në pak ditë. Shitja me vlerë prej 10 milionë dollarësh nuk ndodhi si aksident, pasi Kim kishte një fushatë në mediat sociale që i ka impresionuar shumë njerëz.
Vetëm brenda orës së parë të daljes në shitje, ishin bërë 1 milionë dollarë vlerë në shitje. Kur të shiten të gjitha shishet e parfumit mendohet se ajo do të ketë fituar 14 milionë dollarë.