Kim nisi të eksperimentojë sërish me ngjyrën e saj të flokëve.
Ylli 38-vjeçar është shfaqur së fundmi me flokët e lyera ngjyrë blu të thellë. Në fakt, ajo është shfaqur e veshur e gjitha në blu dhe të krijon përshtypjen e një personazhi futuristik të ardhur nga një tjetër planet. Kjo sigurisht e ka një shpjegim; flokët e saj të reja, vijnë bashkë me koleksionin e ri të të shoqit, i cili zgjodhi fushatën publicitare më unike për ta prezantuar.
Gjithsesi, ngjyra me shumë gjasa është e përkohshme kështu që nëse nesër e shihni sërish Kim-in brune, nuk ka vend për habi!