Kim Kardashian ka pranuar për revistën “Vogue Arabia” që ka humbur shumë kohë dhe energji kot me burra të tjerë, kur mund të kishte qenë me Kaneyn nga fillimi.
Në intervistë, Kim foli për disa detaje të reja për takimin e parë romantik me Kanyen në vitin 2012, teksa rrëfeu se dëshironte të krijonte një romancë me të sa më shpejt.
“Unë thoja, dreqin, pse harxhova kaq shumë kohë dhe energji? Pse nuk e bëra më shpejt këtë?”, tha ylli i “Keeping up with the Kardashians”.
Kim kujtoi gjithashtu prezantimin e parë me Kaneyn për herë të parë në vitin 2003, ndërsa ishte e lidhur me Ray-J. Bukuroshja 38-vjeçare e cila është sot nënë e katër fëmijëve, ka pasur disa romanca, ku më të njohurat janë me Ray J, Nick Cannon, Reggie Bush dhe Miles Austin, si dhe martesën me Kris Humphries që zgjati 72 ditë.
Ndërkaq ylli i “Keeping up with the Kardashians”, dukej shumë elegante dhe moderne me veshjet e përzgjedhura me kujdes nga Thierry Mugle , stilisti i mirënjohur francez që ishte krijuesi i fustanit të saj në Met Gala 2019.
/Opinion.al/