Kim Kardashian sërish në qendër të diskutimeve. Këtë herë ama, gjërat janë më serioze dhe kjo lidhet me parfumin e ri që ka hedhur në treg KIMOJI Vibes.
Sipas TMZ, ylli i KUWTK është paditur nga kompania e marketingut Vibes Media, të cilët pretendojnë se e kanë patentuar logon që prej 2012-ës.
Madje dhe shishja e parfumit është në formë ashtu si logoja që ata kanë vendosur në zyrën e tyre.
Kompania e marketingut me bazë në Çikago thotë se KKW nuk ka leje për të përdorur logon e markës. Vibes Media kërkon që të gjitha parfumet e Kim të shkatërrohen…
Ç’ka për të thënë Kim rreth kësaj?