Kim Kardashian dhe Drake në një lidhje?! Fansat analizojnë “provat” nga Italia.

Friday, December 5, 2025

Fansat janë të bindur se Kim Kardashian, 44 vjeç, dhe reperi i njohur Drake, 36 vjeç, kanë kaluar pushime romantike në Itali, pas disa “të dhënash” të dukshme që ata kanë ndarë në rrjetet sociale. Dyshimet për një lidhje mes tyre u shtuan pasi të dy publikuan foto nga ajo që duket të jetë e njëjta vilë luksoze në liqenin Como, Itali.

Kim ndau në Instagram disa foto nga pushimet e saj me përshkrimin: “ITALI 2025”.

Në të njëjtën kohë, një faqe që merret me prona të paluajtshme publikoi imazhe të një vile luksoze në liqenin Como, duke shkruar:

“Drake qëndroi së fundmi në një vilë të mrekullueshme në liqenin Como, të njohur për pamjet mahnitëse dhe arkitekturën e saj klasike italiane. Vila i ofroi një ambient privat, me pishinë, kopshte të mëdha dhe dizajn luksoz.”

Kjo bëri që një tjetër fans të komentonte:

“Mos vallë kjo është vila ku u takuan Kim dhe ai?”

Reagimet në rrjete sociale kanë qenë të ndryshme, nga skepticizmi deri tek entuziazmi.

“Nuk janë çift, thjesht bëjnë çfarë duan,” shkroi një përdorues.

“Janë miq prej kohësh me Kardashianët, nuk do habitesha po të kishin ndonjë flirt herë pas here,” shtoi një tjetër.

Një i tretë ironizoi: “Sikur kjo të jetë e vetmja vilë në Itali me ato shtyllat klasike.”

Ndërkohë, disa fansa në forume të dedikuara për Kardashian ishin përkrahës:

“Më pëlqen si ide. Le t’i japin fund beqarisë.”

Sourceanabel
RELATED ARTICLES
- Advertisment -