Kim & Kanye, në pritje të fëmijës së dytë

Kohët e fundit qarkullonin shumë zëra se Kim Kardashian nuk mund të bëhej më nënë për arsye të ndryshme. Por ka qenë pikërisht vetë ajo që ka hedhur poshtë këto thashetheme duke u shprehur se është shtatzanë.
Këtë super lajm ka preferuar ta ndajë ditën e dielë në natën finale të sezoni, “Keeping Up With The Kardashian”.
Lumturia dukej e pafund në sytë e saj në lidhje me këtë lajm të shumëpritur nga vetë ajo dhe bashkëshorti Kanye West.
Fëmijën e saj të parë Kim e ka lindur me 15 qershor të 2013.
Nga ana tjetër bukuroshja zeshkane ka kaluar një periudhë shumë të vështirë, pasi ka kryer teste të përsëritura të zhvillimit dhe një biopsi, të cilat e kanë bërë të ndihej e rraskapitur.
Megjithatë falë vullnetit të saj, ndihmës së mjekëve dhe përkrahjes së Kanye Kim arriti të luftojë fertilitetin, lajm të cilin e ka bërë publik në një sërë reality show.

Advertisement