Më herët gjatë këtij muaji një person ka postuar në Twitter një foto ku duket Kim Kardashian dhe Kanye West duke fjetur në avjon teksa udhëtonin drejt Armenisë.
Ajo që i la të gjithë të habitur ishte fakti se dukej sikur cifti nuk po udhëtonte në klasin e parë por në atë ekonomik.
Madje edhe vetë fansi që kishte postuar këtë foto shkruante “Kim dhe Kanye në klasin ekonomik”.
Të gjithë mbetën me pikëpyetjen nëse cifti i famshëm vërtetë kishte lënë mënjanë luksin e klasit të parë për të udhëtuar si njerëz të thjeshtë. Por përgjigjia ishte jo!
Zëdhënësi i Kim-it është përgjigjur: “Nuk është klasi ekonomik, është klasi i parë i avionit Air France që udhëton drejt Armenisë.”
Tashmë të gjithë mund të qetësohemi sepse Kim dhe Kanye fluturojnë vetëm në klasin e parë.