Kim bën shaka me fiksimin për selfie (VIDEO)

Kim Kardashian nuk ka frikë të bëjë shaka me veten, apo fiksimin e saj për selfie.

Kjo duket qartë në reklamën që ylli i reality show ka xhiruar për T-Mobile në Super Bowl.
Në stilin e një reklame për bamirësi, Kim me seriozitet tregon për njësitë data që nuk përdoren cdo muaj dhe që kompanitë celulare i marrin sërish mbrapsht.
“Tragjike” thotë Kardashian teksa në sfond dëgjohet një muzikë e trishtë. “Këto njësi mund ti përdornit për të parë makeup-in tim, mua duke luajtur tenis, veshjet e mia, pushimet që bëj, dhe veshjet. Për fat të keq të gjitha humbasin.”

Advertisement

https://www.youtube.com/watch?x-yt-cl=84838260&v=ZTwzsV3I3OQ&x-yt-ts=1422327029

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” shfaqet në një dhomë zhveshjeje, në fushën e tenisit, duke bërë ski dhe teksa përgatitet para një eventi.
Reklama e plotë do të shfaqet më 1 Shkurt gjatë ndeshjes, kur T-Mobile ka premtuar për një surprizë të madhe që nuk do të donit të humbisnit.