HOROSKOPI | 28 Janar 2015

Dashi: Hëna sot kërcënon me zhgënjime dhe iluzione. Ajo që ju duket ar, papritur mund të ndalojë së shkëlqyeri, ose ndoshta do të jeni vetë ju që do të shihni gjithçka me sy kritik. Një këshillë: mos bëni perfeksionistët. Një problem i vogël familjar do t’ju duket më i madh nga ç’është në të vërtetë.

Demi: Humori sot do të jetë i luhatur: Hëna edhe ju mbështet edhe ju vë stërkëmbëshin. Procedoni me qetësi dhe reduktoni ngarkesën e punës. Mos pretendoni që të gjithë të respektojnë parimet tuaja: lini liri zgjedhjeje. Sport, argëtim dhe pak shopping janë aktivitetet ideale për të ngritur lart moralin edhe pse bashkë me ngritjen e humrit do të lehtësohet edhe portofoli.

Advertisement

Binjakët: Ditë gri: një shpirt i theksuar kritike mund t’ju vërë në telashe dhe t’ju bëjë të luftoni vazhdimisht me mullinjtë e erës. Një zhgënjim afektiv i kohëve të fundit do t’ju bëje të shihni në drejtime të ndryshme dhe të tentoni gjëra të reja premtuese. Planifikoni pak kohë për t’ja dedikuar vetes dhe aktiviteteve tuaja të preferuara. Parashikohen punime në shtëpi.

Gaforrja: Jeta afektive dhe miqësitë janë në dispozicionin tuaj dhe të gjithë kanë qëllim që të kënaqin kërkesat tuaja, me kushtin e vetëm që të dini ekzaktësisht se çfarë doni. Jeni duke përjetuar shumë të përpjeta e të tatëpjeta dhe rrezikoni që të mos kuptoheni më: bëni një pauzë reflektimi e më pas do të jeni më mirë. Në fushën profesionale do të bëni një figurë të mirë e do të fitoni pikë në favorin tuaj, paçka kushteve në të cilat ndodheni.

Luani: Ka ditë ku gjërat duket se nuk shkojnë në drejtimin e duhur. Sot është një nga to! Më mirë të armatoseni me durim dhe të vazhdoni të punoni pa u dekurajuar, sepse edhe kjo nuk do të zgjasë përgjithnjë. Në punë vazhdoni me kujdes dhe gjeni mënyrën për t’u kënaqur. Moderoni pretendimet edhe mos jini të hidhur me komshinjtë: “jeto dhe lër të jetojnë” thotë një proverb.

Virgjëresha: Çdo gjë ju del në perfeksion. Merruni me një çështje antipatike që e shtyni prej kohësh! Nëse keni dëshirë të eksperimentoni, improvizoni sikur të ishit shef kuzhine për miqtë: do të zbuloni një talent të papritur. Nëse jeni singëll e nëse e keni zemrën e lirë jini gati. Dashuria është e paparashikueshme. Ajo që sot mund të jetë një miqësi e thjeshtë, mund të shndërrohet në diçka më tepër.

Peshorja: Yjet harmonikë u dhurojnë energji dhe forcë iniciativave tuaja duke garantuar sukses në të gjithë projektet, si në fushën profesionale ashtu edhe në atë personale. Do të silleni me natyralitet në çdo situatë. Nuk do të lini t’ju shpëtojë asnjë rast pune që duket shumë interesant, sidomos nga pikëpamja e lirisë së veprimit. Një miqësi do të bëhet shumë e rëndësishme për ju.

Akrepi: Edhe në periudha të vështira jeni shumë të zotët të ricikloheni: nuk tregoni asnjë shqetësim përballë ndryshimeve. Yjet ju këshillojnë që të jini të kujdeshëm: mos u verboni nga propozime shumë tërheqëse. Të lodhur? Stresi ju shkaktohet nga neveria për të pranuar rrugën e mesme, por nuk mund të hidheni gjithnjë në sulm.

Shigjetari: Me miratimin e yjeve, udhëtimet dhe zhvendosjet sot do të kryhen me lehtësi të madhe. Mund të përfitoni për të dalë nga rutina. E nëse punët ju mbajnë të gozhduar mund të mbështeteni tek ndihma e një kolegu ekspert. Në dashuri gjërat shkojnë mirë. Do të keni demonstrime dashurie nga partneri me kushtin e vetëm që të evitoni sqarimet e panevojshme.

Bricjapi: E ndjeni shumë të fortë nevojën për të dashur e për t’ju dashur. Nëse jeni të dashuruar mund të mbështeteni në një stabilitet të jashtëzakonshëm emocional, theksuar akoma më tepër nga një ndjeshmëri e fortë. Nëse jeni singëll do të përjetoni dëshirën për të pasur dikë ku të drejtoni të gjithë vëmendjen dhe nevojat për dashuri. Një lajm i papritur do t’ju vijë dhe do t’ju japë një vizion të ri për probleme të vjetra.

Ujori: Komplikime dashurore në horizont: nëse një person do t’ju ngjallë interes, sigurohuni që të mos jetë i impenjuar sentimentalisht. Financat dhe ekonomia shtëpiake ndoshta kanë nevojë për një menaxhim më të kujdesshëm, bëjini mirë llogaritë. Një trajtim me vitamina dhe kripëra minerale mund t’ju ndihmojë për të përballuar më mirë stinën e dimrit.

Peshqit: Përpiquni të ajrosni mendjen: të parat që do të përfitojnë me siguri do të jenë idetë tuaja. Brilantë dhe të pandalur mund të fitoni shumë në fusha në të cilat nuk ndjenit se kishit prirje. Dashuria? Dashurisë i pëlqen kur surprizon dhe arrin kur më pak e prisni: nëse dëshironi t’a takoni mund të provoni bllofin edhe pse do të jetë tjetri që do të vendosë.