Khloe Kardashian zbulon emrin e vajzës (Foto)

Këtë javë që lam pas çifti i njohur Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ishin në qendër të vëmendjen pas tradhëtisë së këtij të fundit dhe më pas me ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre. 

Sigurisht që kurioziteti i rradhës për publikun është emri që dy prindërit e rinj kanë vendosur për vajzën. Dhe këtë kurioziteti e shuajti vajza e familjes Kardashian/Jenner, Khloe Kardashian. Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo ka treguar se emri i vajzës është True Thompson, i cili në gjuhën shqipe përkthehet “E vërtetë”.

Advertisement

Kardashians shquhen për emra të vecantë, e që përkundër përpjekjeve të fansave për t’i hamendësuar nuk arrijnë me sukses.