Khloe Kardashin është bërë nënë për herë parë prej 1 muaji.
Megjithatë, vetëm ditën e sotme ajo ka ndarë një video në SnapChat me fansat e saj së bashku me vogëlushen True. Edhe pse nuk ka treguar qartë fytyrën e bebit jemi të sigurt se është tepër e ëmbël.
Në një intervistë pak ditë më parë, vetë babai i saj, basketbollisti Tristan Thompson, e përshkroi si një vajzë me shumë flokë dhe me sy jeshil, kështuqë mund ta imagjinoni se si mund të duket.
Në video, Khloe ka thënë gjithashtu se kjo ishte dita e parë që ka nisur aktivitetin sportiv me trajnerin e saj. Ehh, të gjithë e dimë sa e vështirë është puna e nënës…