Edhe pse nuk e kemi marrë ende veten nga lajmi i djeshmëm ku u përfol për ndarjen e saj me reperin prej dy vitesh, tashmë Ariana Grande po na bën të mos mbajmë dot lotët.

Advertisement

Në një foto të saj të postuar në Instagram Stories së bashku me Mac Miller, këngëtarja 24-vjeçare shkruan:

“Çkemi! Ky është një nga miqtë e mi më të mirë në të gjithë botën dhe ndër më të preferuarit në planet, Malcolm Mçormick. E respektoj dhe e adhuroj pafund si dhe jam e lumtur që e kam atë në jetën timë në çfarëdolloj forme, në çdo kohë pa u penduar se si marrëdhënia jonë po ndryshon dhe se çfarë ka rezervuar universi për ne.”

“Mezi pres të dëgjoj nga ty dhe të të mbështes gjithmonë. Jam krenare për ty!!”

Dhe në fund, si për të pranuar dhe konfirmuar ndarjen shprehet:

“Dashuria pa kushte nuk është egoiste. Është të duash më të mirën për dikë edhe pse për momentin, kjo e mirë nuk je ti.”

Oh, Ariana!