Këto thashetheme për Kate Middleton, detyruan Pallatin Mbretëror të reagojë

Friday, December 5, 2025

Për shkak të largimit të princit Harry dhe Meghan Markle nga familja mbretërore, Kate Middleton është tepër e ngarkuar.

Të paktën, kështu pretendon “Tatler”, një revistë britanike, e cila publikoi disa informacione konfidenciale në lidhje me mënyrën si po përballon situatën dukesha.

Sipas Tatler, ajo po përballet me shumë përgjegjësi, të cilat e kanë lodhur dhe nuk i lanë lënë hapësirë kohore të mjaftueshme për tu marrë më fëmijët.

“William dhe Catherine dëshironin të shpenzonin më shumë kohë me fëmijët, por duka dhe dukesha e Sussex-it ua vështirësuan punën,” tha një burim i brendshëm për revistën. “Përgjegjësitë e tyre janë më të mëdha tani”, shtoi revista.

Teksa citonte si burim, një mik të Kate, revista shkruan se dukesha “është e zemëruar për gjithë ngarkesën e punës dhe pse sigurisht që duket e buzëqeshur dhe e veshur mirë, kjo nuk është ajo çfarë ajo do. Ndihet e rraskapiur dhe e bllokuar.”

Ashtu si rrallë herë, Pallati Mbretëror iu përgjigj artikullit duke lëshuar një deklaratë ku thekson se “artikulli i Tatler përmban pasaktësi dhe informacione të rreme”.

Burimi: Opinion.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -