Viti 2017 ishte viti që humbëm shumë figura të dashura që i kanë dhuruar shumë publikut shqiptar.

Përmendim këtu humbjen e shkrimtarit të mirënjohur, Dritëro Agolli, i cili do t’i mungojë shumë letërsisë dhe opinionit shqiptar, gjithashtu dhe aktoren Hajrie Rondo, e cila la pas shumë role dhe batuta të ngulitura në memorien e publikut.

Advertisement

Ky vit ishte gjithashtu dhe viti i zhvillimeve të shumta poltike dhe protestave të vazhdueshme.

Ja disa nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2017 që ka përmbledhur radionrg.al:

  1. Shkrimtari i mirënjohur Dritëro Agolli u nda nga jetanë moshën 85-vjeçare në shkurt të këtij viti që po lemë pas.
  2. Në Rinas grabiten makinat e blinduara të një prej bankave të Shqipërisë në shkurt të 2017-ës. Në bazë të përllogaritjes së punonjësve të bankës, shuma që është ngarkuar atë ditë në mjetet e shoqërimit dhe që rezulton e padorëzuar për shkak të vjedhjes, arrin në rreth 3.2 milionë dollarë.
  3. Në shkurt opozita ngre çadrën e protestës përballë kryeminstrisë për rrëzimin e qeverisë PS-LSI me kërkesë për zgjedhje të parakohëshme dhe qeveri teknike.
  4. Ilir Meta, ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-kryeministër i vendit, në prill zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë President i Shqipërisë në prill 2017.
  5. Në maj  u hap edicioni i 18 i Bieanles se Mesdheut, për të cilën Tirana mirëpriti 230 artistë nga fusha të ndryshme nga europa dhe mesdheu. Gjatë bieanles u organizuan aktivitete të ndryshme nëpër Tiranë dhe një prurje që ajo solli ishte shtrimi i Si’xhades.
  6. Pasi opizita mbajti tre muaj çadrën e hapur në formë proteste përpara kryeministrisë, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha, arritën një marrëveshje nëpermjet negociatave që solli krijimin e një qeverie teknike dhe parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare jo në datën e dekretuar fillimisht më 18 qershor, por më 25 qershor.
  7. Pak para zgjedhjeve, në fillim të qershorit u hap sheshi Skënderbej me një koncert madhështor, me artistë të trevave të ndryshme të shqipërisë, për tu pasuar më pas me koncerte të shumta në festa dhe ditë të zakonshme.
  8. Në 14 qershor, Gianni De Biasi, zyrtarizoi largimin e tij nga drejtimi i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, ndërsa në vend të tij Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) prezantoi në këtë detyrë më 14 korrik Christian Panuccin.
  9. Në 25 qershor 2017 u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku Partia Socialiste fitoi bindshëm me 71 mandate. Gjithashtu u mbajtën dhe zgjedhjet për kryetar bashkie në Kavajë, pas shkarkimit të Elvis Rroshit, ku fitues doli kandidati i Partisë Demokratike, Isa Sakja.
  10. Një ngjarje që u përfol shumë, aq sa deklaratat e tyre u përdorën si batuta ishte ajo e nuses 19-vjeçare nga Durrsi, që tentoi të helmonte vjehrrën duke hedhur ilaç insektesh në kos.
  11. Gjyqtarja Fildeze Hafizi vritet nga ish-bashkëshorti në zonën e Xhamllikut në momentin që ajo po parkonte makinën poshtë pallatit ku banonte me fëmijët e saj. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në muajin gusht të vitit që po lëmë pas.
  12. Në shtator të 2017-ës, gjatë ndeshjes Shqipëri-Itali, u bë ceremonia simbolike për largimin e ish kapitenit të kombëtares, Lorik Cana nga futbolli. Siç quhet ndryshe në mënyrë simbolike “Vari takat ne gozhë”.
  13. Muaji shtator gjithashtu ishte dhe muaji ku humbëm një nga aktoret më të dashura për publikun, Hajrie Rondo. Ajo do të kujtohet gjithmonë për rolet dhe batutat që la pas.
  14. Nga ana tjetër muaji tetor do të mbahet mend si muaji më i keq i ish-ministrit Saimir Tahirit. Gjatë këtij muaji dolën në pah përgjime nga autoritetet italiane që hedhin dyshime mbi pjesmarrjen e tij në grupe kriminale shqiptare.
  15. Në tetor, pasi u bë virale video ku një 15-vjeçar  nga Kuçova vriste qenin e tij me sëpatë, u bë peticion për të krijuar një ligj për mbrojtjen e kafshëve, i quajtur 1 ligj 4 putra, ku firmosën shumë personazhe të njohur nga fusha të ndryshme.
  16. Një tjetër humbje e madhe ishte dhe ndarja nga jeta e kompozitorit të mirënjhohur Aleksandër Lalo në nëntor të 2017-ës. Në këtë periudhë ai ishte bërë pjesë e jurisë së emisionit “Ces’t la Vie”, të prezantuar nga Marina Vjollca.
  17. Ndërsa në dhjetor Shqipëria u përfshi nga moti i keq, me reshje të dendura të shiut në disa qytete të vendit, nduke shkaktuar përmbytje, ku si pasojë u evakuuan qindra persona.
  18. Dhjetori ishte gjithashtu muaji ku Opozita zhvilloi një tjetër protestë për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm, dhe tentativa e kryetares së LSI për të qëlluar me këpucë kryeministrin.
  19. Dhjetori ishte gjithashtu muaji ku Opozita zhvilloi një tjetër protestë për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm, dhe tentativa e kryetares së LSI për të qëlluar me këpucë kryeministrin.
  20. Ndërsa në dhjetor bëri shumë zhurmë vdekja e mistershme e 23-vjeçarit Florenc Beqiraj në Francë, pasi mendohet të jetë dhunuar në ambientet e burgut. Ai kishte shkuar atje si azil kërkues dhe u arrestua nga policia franceze për mungesë dokumentesh