Kalimi i festave dhe  teprimi me ushqimin sigurisht që mund të kenë sjellë disa kilogramë më tepër, dhe duhet të kthehemi në format e mëparshme.

Dietologët kanë disa dieta efektive për këtë vit. Ekspertët thonë se rreth 30% e peshës që humb gjatë dietës, e rifiton pas një viti. Por gjithçka varet nga plani i ngrënies.

Një nga dietat më të njohura komerciale, është “Weight Watchers”, ku ushqimet shihen përmes vlerave ushqyese, dhe ke një standard ditor kalorish.

Më pas renditet “Volumetrics Diet”, e dizenjuar nga një nutricionistje në Universitetin e Pensilvanias, Barbara Rolls. Ajo përqëndrohet tek densiteti i ushqimeve me pak kalori, siç janë qumështi me pak yndyrë, drithërat, frutat pa niseshte dhe perimet, si dhe kufizon ushqimet me shumë kalori.

Dietat më të mira për shëndetin e zemrës
Një dietë e varfër rrit rrezikun e sëmundjes së zemrës, pasi ngrënia e ushqimeve me yndyrna çon në rritjen e tensionit, nivel të lartë kolesteroli dhe obeziteti që është faktori kryesor i sëmundjeve të zemrës.

Në këtë rast ekspertët sugjerojnë “dietën mesdhetare”, që fokusohet tek konsumimi i peshkut dy herë në javë, dhe drithëra, fruta e perime.

Në vend të dytë sugjerohet “Ornish Diet”, ku yndyrnat kufizohen në 10 % të kalorive ditore, dhe ushqimet ndahen në pesë grupe.

Dietat më të mira për diabetikët
Sërish dhe për diabetikët renditet “Dieta Mesdhetare” si më e mira. Por sërish tek të gjitha dietat sugjerohet aktivitet fizik.