Që ishulli i bukur grek është një nga destinacionet më të veçanta që tërheq turistë nga gjithë bota, këtë e dinim, por që shqiptarët do kishin një dashuri të tillë për Mykonos, këtë se prisnim! Mjafton t’i hedhësh një sy rrjeteve sociale, për të kuptuar që destinacioni i preferuar nga shqiptarët për këtë vit është absolutisht ishulli i largët i Egjeut.
Angela Martini, Elvana Gjata, Emina Cunmulaj, modelja Xhesika Berberi, Albert Dumani, Marsela Cibukaj e shumë të tjerë, na e kanë bërë “zili” me fotografitë e tyre mahnitëse nga plazhet më të bukura të Mykonos. Vetëm 86 kilometra katror për të shijuar një atmosferë unike dhe mbresëlënëse me perëndime që të lënë pa fjalë, të paktën kështu thonë të gjithë ata që kanë shkelur një herë në jetë në këtë perlë të Ishujve Cikladi.
“Nammos “, “Scorpios”, “Alemagou”, “Jackie O”, këto janë vetëm disa nga plazhet “V.I.P” më të preferuara nga turistët, që me padurim presin të bëjnë “Check-in” sapo të kenë shkelur në to.
Vitin tjetër nuk ka justifikime, filloni kurseni që tani, sepse me shumë gjasa do të keni pranë shezlongut tuaj Kendall Jenner, apo modelet Bella Hadid dhe Izabel Goulart! Ndërkohë që ëndërroni për këndin perfekt nga i cili do shkrepni fotografinë për instagramin tuaj, hidhini një sy galerisë më poshtë, ku disa nga emrat që i kapin të parët tendencat si Ersi Ngjela, Erisa Kaçupi më partnerin e saj regjizorin Iv Tase dhe shumë të tjerë, ju përshendesin nga larg, sigurisht nga Mykonos…