Këtë javë, Era Istrefi sjell bashkëpunimin me artistin e famshëm

Nga një sukses tek tjetri dhe kështu ka për të vazhduar (shpresojmë për shumë gjatë)!

Në fillim të qershorit, kur të gjithë e kishim mendjen tek pjesëmarrja e Erës në Botërorin – Rusi 2018, me këngën “Live It UP”, ajo na surpzioi me këngën e re “Prisoner”, që u publikua rreth një javë më parë me një klip të xhiruar në Xhamajkë. tani, këngëtarja lëshon bombën e radhës… një bashkëpunim me artistin xhamajkan Konshens.

Advertisement

Emri i tij mund të mos ju thotë gjë fillimisht, por ju themi se ai ka realizuar disa bashkëpunime me emrat më të mirë. Hidhini një sy listës më poshtë:

Për më tepër, Konshens, emri i vërtetë i së cilit është Garfield Palmer, është një artist xhamajkan i rrymës dancehall, një zhanër i njohur i muzikës vendase. Fillimisht lindi si një version i veçantë i reggae-s, që dominonte në vitet 1970. Dancehall u bë akoma më popullor në vitet 1990 dhe në ditët e sotme po ndikon shumë më punën e artistëve perëndimorë.

Le të kthehemi tek Era. Kënga e radhës quhet “Oh God” dhe pritet të publikohet këtë të premte bashkë me një klip.