Me një degë ulliri, sherri jetëgjatë mes Katy Perry dhe Taylor Swift duket se ka marrë fund.

Taylor iu drejtua Instagramit dje dhe tregoi degën e ullirit që i kishte dërguar Katy Perry, bashkë me një shënim në të cilin shkruante se ishte gati t’i jepte fund gjithë këtij keqkuptimi.

Advertisement

“Sapo erdha në dhomën e zhveshjes dhe gjeta këtë degë ulliri. Është kaq domethënëse për mua. Faleminderit Katy”,-ka shkruar Taylor në videon e publikuar.

Ju kujtojmë pak si nisi gjithë sherri mes vajzave. 4 vite më parë, Katy Perry dhe Taylor Swift, i dhanë fund miqësisë së tyre, për shkak të disa balerinave që punonin për të dyja palët. Incidenti që ndodhi mes tyre, solli “kunja” të njëpasnjëshme në adresë të njëra-tjetrës që u shoqërua me këngë, klipe etj.

Gjithsesi, tashmë çdo gjë duket se i përket të shkuarës, pasi vajzat kanë bërë paqe.

Ah, gjithashtu, për të kuptuar pak pse Katy zgjodhi pikërisht degën e ullirit. Kjo sepse që në lashtësi dega e ullirit që mbahej nga një pëllumb ishte simbol i paqes.