Bëni një muaj plazh dhe në tetor dhe nuk keni më ngjyrën e çokollatës në lëkurë? Nuk mjaftojnë vetëm kremrat e mirë që përdorni, duhet të kujdeseni edhe më pas, që nxirja të zgjasë.
Me ca këshilla të vogla mund t’ia dilni të keni ngjyrë të bukur lëkure.
Ushqyerja
Ushqyerja e mirë, me të gjitha frutat e perimet e stinës është e rëndësishme përpara dhe pas ekspozimit në diell. Më të dobishmet janë frutat ngjyrë portokalli si pjeshka, kajsitë apo pjepri. Frutat e thata dhe vaji i ullirit janë po aq të nevojshëm për shkak të vitaminës B dhe E. Zakonet e mira në tryezë nuk do ju lënë asnjëherë në baltë.
Mos bëni dush me ujë të nxehtë
Së pari duhet të shmangni zhytjet e gjata në vaskë dhe të praktikoni dushet e shpejta me ujë relativisht të ftohtë.
Mos përdorni sfungjerin dhe zgjidhni shampon e duhur
Së pari duhet të dini që edhe zgjedhja e shampos ka rolin e saj. Prania e alkoolit në të apo aromave të shtuara, ndikon në zbehjen e ngjyrës. E mira është të përdorni vajrat esencialë dhe, në çdo rast, të mos e fërkoni trupin me sfungjer apo të bëni scrub-e të ndryshme. Nëse i keni të dosmosdoshme, atëherë zgjidhni pastruesit e lëkurës pa grimcat që depërtojnë thellësisht në të.
Përdor vajrat e duhur
Përzierjet e vajrave nuk do të të ndihmojnë vetëm për të ruajtur ngjyrën por edhe për të pasur lëkurë të shëndetshme që do të bjerë menjëherë në sy.
/ATA/