Tashmë këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është e njohur për batutat e saj dhe thjeshtësinë që e karakterizon.

Dhe ditën e djeshme nuk jemi habitur me postimin e saj të fundit në Instagram, ku këshillon djemtë të zihen me të dashurat që të mos harxhojnë lekë për të blerë dhurata.

Advertisement

“Fillo bëj sherr me të dashurën tani, në mënyrë që të mos harxhosh para për ditën e Shën Valentinit”,- shkruan Bebe teksa në përshkrimin e fotos së postuar në Instagram tregon se kërkon një partner dhe dhuratën që do.

“Kush do të bëhet Valentini im? Gjithçka dua është një kuti me çokollata dhe trëndafila”,- shkruan krah postimit Bebe.

Pra Bebe vazhdon të jetë single…