Keni ndërmend të vizitoni Italinë? Bëni kujdes…

Katër turistë japonezë në Venecia, pasi hëngrën në një restorant të zonës, paguan një faturë prej 1100 eurosh. Vakti përbëhej nga katër biftekë, një pjatë me peshk të pjekur në zgarë dhe ujë.

Advertisement

Një tjetër grup turistësh, kësaj here tre gra, paguan 350 euro për tre pjata me makarona me fruta deti. Nuk është e qartë ende nëse turistët refuzuan të paguanin ose jo, por dorëzuan një ankesë zyrtare në Bolonjë.

Kryebashkiaku u prononcua për ndodhitë në Twitter:

“DO TA EKZAMINOJMË KËTË EPISOD NË DITËT NË VAZHDIM. DO TË SIGUROHEMI QË ANKESAT JANË TË JUSTIFIKUARA. NËSE GJËRA TË TILLA VAZHDOJNË DHE NDODHIN, DO T’I NDËSHKOJMË PËRGJEGJËSIT.”

Nga ana tjetër, një zëdhënës për restorantin në fjalë tha për gazetarët se s’kishin “asnjë problem me klientët japonezë.”

Kujtojmë se Venecia është një qytet prej 55.000 banorësh të rastësishëm, të cilët jetojnë në rrugica të ngushta e plot kthesa dhe pushtohet përditë nga një fluks prej 70.000 ose më shumë vizitorësh, gjysma e të cilëve qëndrojnë në qytet për ditë të tëra. Të gjitha shërbimet i dedikohen turistëve, aq sa banorët ndihen të lënë pas dore në vetë qytetin e tyre.