Kamela Islamaj është e rezervuar për jetën e saj private duke e mbajtur larg vëmendjes së publikut.
E vetmja gjë që dimë është se Kamela është në një lidhje disavjeçare me të fejuarin e saj italian, por mesa duket edhe dëshira për dasmë nuk mungon…
Këngëtarja ka postuar një foto në Instagram me mbishkrimin: ”Kur u bëra si nuse”, bashkangjitur një fotoje të saj nga sfilata e “Geraldia Sposa” e vitit 2011.
“Duke pritur të bëhem së shpejti shoqëruesja e nuses”- ka komentuar mikesha e ngushtë e Kamelës, Orgesa Zaimi duke shtuar kështu dyshimet se dasma po afron…
Në fakt vetë Kamela nuk e ka mohuar mundësinë për t’u bërë nuse, por dasma nuk është dhe aq afër, duke iu përgjigjur asaj: “Duhet të presësh ca dmth”.