Martesa është ndoshta dita më e rëndësishme e jetës së një çifti.

Ndërsa propozimi për martesë duhet të jetë unik, pasi do të jetë një nga ato historitë që do ta tregoni gjatë gjithë jetës. Kështu, dhe këngëtarja shqiptare Eriola Cuka ka marrë një propozim për martesë shumë të veçantë, aty ku me siguri do donte. Ky moment i veçantë ka ndodhur në një mbrëmje live ku performon Aurela Gaçe, e cila nuk mund të mos shkruante me doza humori në postimin e saj në Instagram.

Advertisement

Eriola Cuka ka përjetuar çaste të mrekullueshme kur i dashuri, gjithashtu muzikant, Kristian Gusho është ulur në gjunjë me një kuti unaze në dorë, ndërkohë që përveç Aurela Gaçes aty ndodheshin disa artistë të tjerë dhe shumë spektatorë.
“Ketij i them propozim une. Live aty ne shesh te burrave (çun Vlore jo shaka). Kristian dhe Eriola, ju falenderojme per keto emocione kaq te bukura e te sinqerta qe na falët edhe ne. U plakshi bashke”,- shkruan Aurela.

 


Ndërkaq një çast nga propozimi e ka ndarë dhe Kristiani në faqen e tij, i cili ka treguar në çdo shesh të mundshëm dashurinë për Eriolën.
“Çasti që ndryshoi gjithçka”, shkruan ai.