Këngëtarja shqiptare është e ftuara speciale e natës së parë të “Eurovision”!

“Eurovision Song Contest” ka nisur përgatitjet e fundit për spektaklin e përvitshëm që dhuron emocione të veçanta.

Këtë vit, Shqipëria do të përfaqësohet nga Albina Kelmendi dhe familja e saj, me këngën “Duje”.

Advertisement

Mirëpo, një tjetër këngëtare gjithashtu shqiptare do të jetë e ftuara speciale e natës së parë. E kemi fjalën për Rita Orën.

Ajo do të këndojë disa prej këngëve të saj më 9 Maj, si dhe do të japë premierën e këngës së saj të re “Prasing You” në skenën e Eurovisionit, që këtë vit do të mbahet në Liverpool.

Albina Kelmendi do të performojë këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” më 11 maj.

Shqipëria do të jetë në gjysmëfinale me Armeninë, Qipron, Danimarkën, Estonin, Greqinë, Islandën, Rumaninë, Australinë, Austrinë, Gjeorgjinë, Lituaninë, Poloninë, San Marinon dhe Slloveninë. “Eurovision-i” do të mbahet më 9, 11 dhe 13 maj, në Liverpool.

Këtë vit festivali europian vjen me sloganin “United by Music” (Të bashkuar nga muzika). BBC ka publikuar promon e festivalit ku pasqyron origjinën e saj, i cili fillimisht u krijua si një eksperiment për të bashkuar Europën. Sakaq, flamujt e Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar janë përdorur si frymëzim për skemën e ngjyrave.

Gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj do të shohin 31 garues të cilët vetëm 20 prej tyre do të kualifikohen për në finalen e madhe më 13 maj.

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia kualifikohen automatikisht në finale për shkak se paguajnë transmetuesit e tyre për të marrë pjesë. Ukraina gjithashtu do të shkojë direkt në finale si fituese e vitit 2022.