Artistja Lizzo është paditur nga tre ish-balerinë të saj të cilët e akuzojnë atë për krijimin e një mjedisi toksik pune.
Ndër të tjera në padi thuhet se këngëtarja ka bërë sjellje denigruse të cilat përfshijnë ngacmime të bazuara në seks, fe, racë dhe aftësi të kufizuara.
“Lizzo dhe ekipi i saj i trajtuan balerinët në një mënyrë që bie ndesh me gjithçka që ajo përfaqëson publikisht, ndërsa privatisht ajo i poshtëron ata në një mënyrë jo vetëm të paligjshme, por edhe absolutisht demoralizuese,” thotë avokati, Ron Zambrano, në një deklaratë.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja e njohur amerikane ka probleme të tilla ligjore.
Edhe në vitin 2019 ajo u akuzua për shpifje, shqetësim emocional të qëllimshëm dhe cënim të privatësisë nga një punonjëse.