Shirat e rëndë dhe përmbytjet në periferi të Athinës kanë vrarë të paktën 16 persona dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë.

Sipas autoriteteve lokale, stuhitë shkaktuan “dëme biblike” pasi rrugët u shndërruan në rrëke balte dhe mbeturinash. Makinat janë bllokuar në baltë dhe qindra shtëpi janë përmbytur. Nikos Toskas, ministri i Rendit dhe Mbrojtjes së qytetarëve ka thënë: “Dhjetëra njerëzit janë zhdukur .Numri i të vdekurve mund të rritet. Moti i keq parashikohet të vazhdojë deri në fundjavë. ”

Advertisement

Toskas, i cili vizitoi disa nga zonat e prekura të mërkurën, përshkroi skena katastrofike.
“Një pjesë e autostradës midis Athinës dhe Korintit kishte zhytur dhe bizneset anash saj ishin përmbytur. Shtyllat energjetike janë rrëzuar dhe kanë lënë në errësirë një rajon shumë të madh në disa nga pjesët më të varfra të Athinës”, tha Toskas.

Ndërsa rrugët u kthyen në lumenjtë balte, rrymat morën me vete makinat dhe i hodhën grumbull njëra mbi tjetrën. Muret dhe oborret e ndërtesave të vogla u shembën. Të mbushura me mbeturina dhe rrënoja, disa rrugë u bënë të pakalueshme.

Dymbëdhjetë njerëz të vdekur, katër gra dhe tetë burra u gjetën pranë Mandrës, një qytet i vogël në periferi të Athinës, që u godit rëndë nga përmbytjet. Trupat e dy burrave të tjerë u nxorën nga deti. Mendohej se të dy ishin futur në gjirin e Eleusinës, 11 kilometra nga qendra e qytetit të Athinës.

Kanali televizive raportojnë se të gjitha viktimat ishin midis 45 dhe 70 vjeç. Ndër të vdekurit ishte një gjahtar dhe një shofer kamioni i gjetur në kabinën e automjetit të tij.