Këngëtari Robbie Williams dhe bashkëshortja e tij, Ayda Field janë bërë prindër për herë të tretë, të një vogëlusheje përmes një nëne surrogate.
Çifti surprizoi të gjithë ndjekësit në “Instagram” këtë të premte, pasi u publikua një foto me duart e familjes dhe numëruam 5 të tilla.
Ishte Field ajo që postoi një foto të ëmbël familjare, poshtë së cilës shkruante:
“Kemi qenë duke mbajtur një sekret shumë special! Jemi të gëzuar t’ju tregojmë se jemi bërë me vajzë… mirë së erdhe në botë Colette (Coco) Josephine Williams!! Ka qenë një rrugëtim shumë i gjatë dhe i vështirë për të mbërritur deri këtu, arsye kjo përse e kemi mbajtur të fshehtë. Familja vjen në të gjitha format, dhe kjo zonjushë e vogël, që biologjikisht është e jona, u mbajt nga një nënë e jashtëzakonshme surrogate, të cilës do t’i jemi gjithmonë mirënjohës. Jemi si mbi re tani që kemi këtë vajzë të bukur në jetët tona dhe të bekuar që jetojmë në një botë ku kjo është e mundur. Njësoj si me Teddy- n dhe Charlie- n ju kërkojmë ta respektoni privatësinë e Cococ- s.”
Ayda dhe 44-vjeçari Robbie janë prindër të Theodora Rose Williams, 5 vjeçe dhe Charlton Valentine Williams, 3 vjeç. Të dy janë pjesë e jurisë së spektaklit “X Factor”.