Këngëtari që mban edhe ulësen e deputetit në Kuvendin e Kosovës, nuk ka reshtur së ndihmuari njerëzit në nevojë edhe këtë here ka treguar se është një filnatrop i vërtetë.
Labinot Tahiri nuk ka mundur të jetë indiferent rreth ngjarjes të fundit në qytetin e Suharekës.
Në një postim në Instagram, Labinoti shkruan:
“Suharekë e dashur!!
Të dashur qytetarë, sot dua t’ju uroj festën e Kurban Bajramit, dua dhe njëkohësisht t’ju njoftoj ju dhe banorët e qytetit të Suharekës, për ngjarjen që ndodhi ditë më parë për shkak të gjendjes së shiut, i cili tani jua ka bërë të pamundur qytetarëve ose banorëve të disa zonave që mos ta kenë mundësinë që ta përdorin ujin e Pijshëm! Unë po pres që nesër të dërgoj si donacion dy vinça me ujë të pijshëm afro 50 paleta të mëdhaja.”
Postimi vazhdon: “Arsyeja është që të gjithë nga pak të solidarizohemi për njëri- tjetrin. Kjo është dhuratë nga rroga ime e Deputetit! Pra këtë muaj, dua t’ia kushtoj Suharekës.”
Në fund të postimit, Labinoti bën me dijeni se rrogën e ardhshme ka në plan t’ia dhurojë këngëtares së njohur, Nexhmie Pagarushës.
“Rrogën tjetër dua që t’ia dhuroj Bilbilit dhe ikonës shqiptare, Znj. Nexhmie Pagarushe, lajm të cilin e kam thënë në një emision, para një muaji.”
Një gjest për t’u vlerësuar.