Këngën kushtuar nënës së tij, “Të du mom”, Stresi vendosi ta gdhendë përgjithmonë në lëkurë

Stresi është një ndër reperat shqiptarë që shpesh herë i shpreh dashurinë nënës së tij, me anë të dhuratave të ndryshme, dedikimeve apo edhe me këngë.

Në vitin 2018 Stresi u rikthye në “Kënga Magjike” me një këngë dedikuar mamasë së tij “Te du mom”. Ishte periudha kur reperi sapo ishte liruar nga burgu ndaj vendosi që përfaqësimi i tij në një kompeticion muzikor të ishte pikërisht me një dedikim të tillë që menjëherë mori zemrat e publikut.

Ditën e sotme Stresi ka treguar se vargjet e kësaj kënge i ka gdhendur në trupin e tij. Reperi ka postuar foton e tatuazhit bashkangjitur me nje mesazh shume emocionues për nënat duke u shprehur se duhen respektuar pasi një të tillë kemi./News31.al

/News31.al/