“Ajo” dhe “S`jena mo” të Getoar Selimit dhe Majk-ut, nuk janë të vetmet raste kur këngët nga artistët shqiptarë “frymëzohen” nga të huajt.
L’Algérino ka publikuar këngën “International” vetëm katër ditë më parë dhe numëron mbi 4 milionë klikime. Ajo që të bën përshtypje sapo e dëgjon është se “International” është një kopje e këngës “Syn i jemi” të Ronela Hajatit dhe Young Zerkës, që është publikuar para dy vitesh.
Të dyja këngët kanë klipe verore dhe i shkojnë shumë për shtat sezonit të verës. A ju duket edhe ju ndopak e njëjtë?