Kejvina Kthella tregon se si aksidentoi familjen që ishte nisur për në spital: Ika nga vendngjarja, më acaroi ajo gruaja…

Kejvina Kthella u ka treguar vajzave një nga historitë e saj kur ka bërë aksident me makinë, dhe fill pas ngjarjes ka qenë në kërkim pasi ia mbathi nga vendi i ngjarjes.

Kejvina: Unë kam ikur nga vendi ngjarjes njëherë, e di që është gabim, kërkoj shumë falje, isha person në kërkim për ca kohë. Se e dini mua kur më kap adrenalina, nuk ndaloj dot. Isha në makinë me dy shoqe , kot s’kisha punë fare, isha aty te dalja e Farkës, po bëja si Shumaker, rruga ishte ngushtë, makina ime është edhe madhe dhe e mori para këtë makinën e vogël, tip fiati.

Advertisement

Këta ishin çift ishin nisur dhe për spital të shkretët. Ky burri ishte i mirë, po ajo gruaja moo, si gratë. Edhe prit ne të vinte dikush, nuk po vinte. Ika unë pastaj, për Vlorë me shoqet, hëngrëm një darkë.

https://www.instagram.com/reel/CmrMLi3BqUQ/?utm_source=ig_embed&ig_rid=168e42d0-93e4-437b-918f-bca1e5bcb84a