Nga Xhamajka, ku është arratisur për disa ditë pushimesh, ajo ka publikuar foto e vetme, pa askënd në krah. Por, në mediat ndërkombëtare rozë, thuhet se Rita Ora nuk është krejt e vetme, ashtu siç paraqitet në imazhet që publikon në rrjetet sociale për fansat që e ndjekin. Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare përflitet prej kohësh tashme se është në një lidhje me Tyrone, djalin e kitaristit të Rolling Stones, Ronnie Wood.