Kur Katy Perry të jep puthjen e parë, çfarë ndjesie mund të jetë?

Perry është pjesë e jurisë së American Idol dhe ndërkohë që shumë shikuesve iu është dukur argëtuese, të tjerë kanë kritikuar paksa sjelljen e saj me konkurrentët meshkuj.

Advertisement

Këngëtarja theu akullin me një veprim të papritur të saj duke puthur konkurrentin  American Idol, një puthje e parë që kaloi në një moment të papërshtatshëm që tejkaloi vijën e kuqe.

Episodi i radhës nisi disi ndryshe. Në audicion ishte 19 vjeçari, Benjamin Glaze, i cili tregoi se  nuk kishte puthur kurrë më parë.

“Kurrë nuk kam pasur një lidhje. Nuk mund ta puth një femër pa qenë në lidhje”, tha djaloshi duke nxitur reagimin e Katy Perryt e cila i tha: “Eja këtu”.

Një moment nervoz për djaloshin, i cili ja ofroi faqen Katy Perryt, por këngëtarja shpejt e ktheu fytyrën e saj duke e puthur atë në buzë.

Glaze pohoi më pas se u ndje në siklet dhe nuk e shijoi aspak atë çast.