Në vitin 2013 këngëtarja Katy Perry publikoi këngën “Dark Horse”, e cila pati shumë sukses për një kohë të gjatë. Ajo dëgjohej kudo në radio, në festa etj, por duket se kjo këngë e ka vendosur në telashe këngëtaren e njohur. Sipas ‘Associated Press’ një juri ka vendosur që këngëtarja e ka vjedhur këtë këngë nga reperi Flame, i cili e ka publikuar me titull “Joyful Noise”. Çështja përpara drejtësisë është drejt mbylljes dhe duket se do të jetë kundër Perryt. Gjithashtu pritet që së shpejti të përcaktohet edhe shuma e dëmshpërblimit që do japë Katy dhe bashkëpuntorët e saj për reperin e njohur. Kujtojmë se më herët ajo është shprehur se asgjë nuk ishte e vërtetë dhe se ajo nuk kishte vjedhur këngë, por gjykata duket se e ka marrë vendimin jo në favor të saj.

/Opinion.al/